Nga Maqedonia e Vetme kanë reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohet lufta kundër krimit në vend dhe akuzojnë Zoran Zaevin se këtë po e bënë sikur paraardhësi i tij Nikolla Gruevski.
Nga Maqedonia e Vetme thonë se Nikolla Gruevski pas fitores në zgjedhjet e vitit 2006 përgatiti në listë prej 25 funksionarë të LSDM-së së mposhtur, të cilët një nga një i ndoqën sipas vlerësimit politik, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga skandalet dhe ngjarjet e padëshirueshme të lidhur me pushtetin e atëhershëm të OBRM-PDUKM-së.
“Zoran Zaev tani po ndjek gjurmët e Gruveskit duke përpunuar dhe montuar ngjarje të krimit kur ka diçka negative në rejtingun e qeverisë së LSDM-së, ndërsa e gjithë kjo ndodh sipas një liste të përgatitur”, thonë nga Maqedonia e Vetme./Telegrafi/