Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook informon se të gjitha fluturimet në Britaninë e Madhe janë të ndaluara.
“Pas informacionit të fundit në lidhje me ndodhjen e përhapjes së përshpejtuar të coronavirusit në Britaninë e Madhe, sot në Shtabin e Krizës COVID-19 u morë vendim për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.
Për më tepër, vendoset izolim i detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev./Telegrafi/