“ESM” është në mesin e kompanive, e cila ka paraqitur interes për pjesëmarrje në projektin Belene, konfirmojnë për AIM-në nga kabineti i zv. kryeministrit Koço Angjushev.
Qeveria ka dorëzuar letër me qëllim për pjesëmarrje në projektin Belene nëpërmes ESM-së, ndërsa Angjushev gjatë periudhës së kaluar theksoi se mënyra më e shpejtë, më thjeshtë dhe më e lirë që të sigurohet energji bazë për një periudhë të gjatë është nëpërmes centralit bërthamor Blelene në Bullgari dhe përfshirja në ndërtimin e saj.
Ministrja bullgare për energjetikë Temenuzhna Petkova sot para gazetarëve tha se 13 kompani kanë paraqitur interes për pjesëmarrje në projekt.
“Në mesin e kompanive që ka shprehur interes është edhe ESM-ja e Maqedonisë së Veriut për t’u përfshirë për të marrë një pjesë të vogël të blerjes afatgjate të energjisë elektrike”, tha Petkovska./Telegrafi/