Site icon Telegrafi

Maqedoni, ndihma sociale do të ndalet nëse dy persona nga familja dy herë refuzojnë punën

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dje sqaroi reformën e re sociale dhe masat që dalin prej saj.

Spekulimet dolën në publikimet dolën opinion se ndihma sociale do të ndalet nëse personi refuzon dy herë refuzon punën nuk janë të sakta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E drejta e ndihmës sociale do të ndalohet nëse dy persona të aftë për punë nga familja dy herë radhazi refuzojnë punën.

Lexo po ashtu Maqedoni, nga java e ardhshme fillon dorëzimi i kërkesave të reja për të drejtat e reja në reformën sociale

“Nga familja do të zgjidhet një person që do të përgatitet për tregun e punës. Personit do t’i jepet trajnime, kualifikime dhe do të përgatitet për tregun e punës. Më pastaj do t’i ofrohet punë. Nëse e para refuzohet, do t’i ofrohet puna e dytë. Nëse dy herë refuzon, atëherë shkojmë te personi i dytë në familje, për shembull kalojmë te nëna dhe e përgatisim për tregun e punës, me trajnime. Nëse personi i dytë refuzon të punoj, atëherë do të mendojë çfarë me fëmijët e asaj familje, dhe do të kalohet në ndaljen e ndihmës sociale. Do të thotë katër përpjekje për përfshirje në tregun e punës, para se të kalohet në ndalimin e ndihmës sociale”, sqaroi ministrja Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version