Site icon Telegrafi

Maqedoni: Me ligjin e ri, shteti do t’i shlyejë 10 milionë euro borxhe të qytetarëve

Ministria e Drejtësisë njofton se me Ligjin e ri për kamata dhe riprogramim të borxheve dhe harxhimeve të personave fizik, që dje u miratua në Kuvend, 10 milionë euro borxhe të qytetarëve do të shlyhen.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, me këtë ligj do të fshihen kamatat e gjitha lëndëve që janë bërë deri më 31.12.2017, nga ana e ndërmarrjeve publike dhe shtetërore, ose organeve shtetërore dhe institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë ligj parashihet riprogramimi i borxheve, gjegjsësisht pagesa e borxheve të bëhet në këste. Sa më i madh borxhi, aq më i madh do të jetë afati për pagesë, gjegjësisht do të paguhet në më shumë këste.

Lexo po ashtu Maqedoni: Miratohet Ligji për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve të dhëna për përmbarim

“Në lidhje me riprogramimin me zgjidhjen e re ligjore propozohet që pagesa e borxhit kryesor dhe shpenzimet në proceset gjyqësore para gjykatës, noteri dhe përmbaruesi, të bëhet në këste mujore, në varësi të shumës së borxhit dhe kostove. Kreditorët që janë në pronësi shtetërore ose publike, në zbatim të këtij ligji, janë të detyruar që brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të shkruajnë plotësisht interesin dhe të riprogramojnë borxhin kryesor dhe shpenzimet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ligji i cili u votua dje, do të hyjë në fuqi në ditën e kur do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version