Rreth 80 emigrantë sot protestuan në zonën mes kufirit Greqi-Maqedoni me kërkesë që të hapen kufijtë për të vazhduar rrugën drejt Evropës veriore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë e njoftuan disa mediume greke, pa theksuar detalet.
Paraprakisht emigrantët u mblodhën para zyrës së UNHCR-së në kampin e Idomenit. Për shkak të tensionit në këtë zonë, anëtarët e UNHCR-së kanë lëshuar kampin. /Telegrafi/