Site icon Telegrafi

Maqedoni, debat për gratë si aktore në politik

“Gruaja si aktor politik: mes legjislativës dhe praktikës” është tama e debatit të sotëm që e organizon Lëvizja Evropiane në Maqedoni (LEM), me rastin e ditës së gruas (8 Mars), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debat do të hapen çështje për barazinë gjinore, e cila sipas (LEM) po zhvillohet në një “derë të madhe” në Maqedoni, para se gjithash si model i shoqërisë moderne demokratike që po ndërtohet 25 vitet e fundit.

“Barazia gjinore është edhe pjesë e politikës zyrtare të Bashkimit Evropian, gjegjësisht në nga kushtet themelore për forcimin e procesit euro-integrues”, thonë nga LEM në lidhje me debatin.

Në debat do të marrin pjesë profesori Denko Skallovski, profesoreshat universitare Savka Todorova, Daniela Dimitrievska, ish deputetja Marija Angellova, Gjulumsere Kasapi dhe Mileva Gjurovska./Telegrafi/

Exit mobile version