Të dhëna zyrtare nuk kanë dhënë autoritetet se cilat automjete do të “etiketohen” me të kuqe si ndotës më të mëdhenj, por sipas Propozim-ligjit në këtë kategori do të përfshihen të gjithë që kanë motor me Euro 1, Euro 2 dhe pa asnjë standard.
Se sa ka automjete të këtilla është e vështirë të vlerësohet, por sipas të dhënave që Kanal 5 i ka nga Ministria e Shëndetësisë nga viti 2016, më të zakonshmet janë pikërisht ato me standardin më të ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre të dhënave, automjetet me Euro 0 janë me 19.83%, Euro 1 me 28.69%, Euro 2 me 29.20%, Euro 3 me 8.69%, Euro 4 me 12.63%, Euro 5 me 0.88%, dhe Euro 6 me 0.09%.
Deri në 77.72% është përqindja e automjeteve që janë me Euro 1, Euro 2 apo pa asnjë standard. Këto automjete do të etiketohen me ngjyrë të kuqe, sipas kategorizimit në Propozim-ligjin e Qeverisë ku ceket se të gjithë automjetet me Euro 2 apo më poshtë se kjo do të hynë në këtë kategori. Etiketimi i verdhë është për automjetet Euro 3,4, përderisa etiketimi i gjelbër parashihet për Euro 5 dhe Euro 6./Telegrafi/