Site icon Telegrafi

Maqedoni, 100 mijë qytetarë të cilët jetojnë në varfëri absolute!

Në Maqedoni ka më shumë se 100 mijë qytetarë të cilët jetojnë në varfëri absolute, ndërsa më shumë se 1.200.000 qytetarë nuk mund t’i plotësojnë nevojat themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo sot u konstatua në konferencën në temë Inkluzioni “Edhe unë dua të kem jetë si të tjerët!” në organizim të Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë, Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup dhe Platforma evropiane kundër varfërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Varfërisë 17 Tetori.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se është koha që shteti të heq dorë nga të gjitha aspektet materiale të cilat janë preokupim i të gjithë votuesve, dhe me këtë edhe të politikanëve. Aspekte materiale me të cilat politikanët i ushtrojnë muskujt para dhe pas zgjedhjeve.

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Varfërisë për aktivitetet e tyre, konferencë për shtyp kanë mbajtur Shoqata “Projekt fati” dhe komuna Qendër, me mbështetja e ministres së Punës dhe Politikës Sociale Frosina Remenski-Tashevska.

Kjo ide, porositi ministrja, duhet të rritet në aktivitete të institucioneve shtetërore, siç tha, për fat të keq viteve të fundit shumë pak bëjnë në lidhje me luftën e vërtetë kundër varfërisë.

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski theksoi se shoqëria në Maqedoni duhet shumë më shumë të reagojë në zvogëlimin e varfërisë dhe se kjo dukuri, potencoi ai, është arsyeja kryesore pse të rinj po zhvendosen. /Telegrafi/

Exit mobile version