Site icon Telegrafi

Maqedonasit blejnë prona në Greqi

Kriza disavjeçare në Greqi ka ndikuar në uljen e madhe të çmimeve të patundshmërive në këtë vend, kurse rritet dëshira e maqedonasve për një parcelë ndërtimi me pamje nga deti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit SkopjeInfo, shumë lehtë maqedonasit mund të blejnë pronë të re në Greqi me çmim mjaft të lirë. Këtë e mundësojnë ndryshimet ligjore më të reja në Greqi që u lejon shtetasve të huaj të jenë pronarë të patundshmërive, pa marrë parasysh nëse janë anëtarë të BE-së, apo jo.

Portali në fjalë thotë se për shtetasit e Maqedonisë, më tërheqëse janë Hanioti, Pefkohori, Platamona dhe Halkidiki./Telegrafi/

Exit mobile version