Telegrafi

Manolas do të largohet nga Roma

ROME, ITALY - MAY 14: Konstantinos Manolas of AS Roma greets his fans at the end of Serie A match between AS Roma and Juventus FC at Stadio Olimpico on May 14, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Luciano Rossi/AS Roma via Getty Images)

Roma mund të mbetet pa njërin nga mbrojtësit e saj më të mirë.

Greku Kostas Manolas është bërë objektiv i shumë skuadrave këtë afat kalimtar të verës.

E ardhmja e tij ende është në pikëpyetje pasi për të Roma ka marrë disa oferta.

Së fundmi në garë është futur edhe gjiganti rus, Zenit St Petersburg.

Inter dhe Chelsea janë dy ekipet tjera që janë vënë pas grekut të talentuar.

Gjithsesi sipas medieve italiane Roma kërkon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Drejtori sportiv Monchi ka bërë të ditur se nuk do ta largojë lojtarin nën shumën e 45 milionë eurove. /Telegrafi/