Telegrafi

Manjola Nallbani tregon se si e kishte kërcënuar një austriak, që mendonte se i kërkoi seks (Video)

Këngëtarja Manjola Nallbani ka qenë një nga të ftuarat në emisionin e njohur tashmë “Xing me Ermal Mamaqin”.

Ajo ka rrëfyer plot detaje nga karriera dhe ngjarje interesante nga jeta.

Në një moment, Manjola ka treguar një ngjarje shumë qesharake që i kishte ndodhur në Austri.

Lexo po ashtu Stefi Prifti duet me Manjola Nallbanin (Foto)

Një austriak i kishte thënë në gjermanisht që në katin e gjashtë të ndërtesës ku ndodheshin bëhen fotografi shumë të bukura, sepse shihet e gjithë Vjena.

Por, meqë në gjermanisht numri gjashtë thuhet “sechs”, Manjola e kishte ngatërruar me fjalën “seks”, dhe kishte menduar se ai i kishte thënë “seks lart”.

Këngëtarja vazhdon tregimin duke treguar se i kishte thënë “Të shqyej (në shqip)”, dhe ai nga trupi kishte ulur kokën dhe ishte larguar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë vajza e saj, e cila dinte gjermanisht, i kishte thënë mamasë kuptimin e vërtetë të fjalisë që austriaku i kishte thënë.

Kjo histori është përcjellë me plot të qeshura në sallë nga publiku dhe telespektatorët, ndërkohë që këtë pjesë të intervistës Manjola e ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj personale në Instagram. /Telegrafi/