Milanit i është ofruar Eliaquim Mangala, pasi Pep Guardiola nuk e sheh atë të përshtatshëm për Manchester Cityn.
Sipas Tuttosport, agjenti i mbrojtësit, Jorge Mendes ka qenë në negociata me drejtorin e Rossonerëve, Adriano Galliani.
Pai Milani janë aktualisht në procesin e marrjes nga ana e investitorëve kinezë, ata janë të shkurtër për fondet e transferimit dhe duke punuar kryesisht në marrëveshjet e huazimeve.
Mangala u la jashtë skuadrës së Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe nuk e ka impresionuar trajnerin e ri Guardiola.
Kjo do të thotë se ai është në dispozicion në formë huazimi me një opsion për të blerë, sidomos pasi agjenti Mendes ka një marrëdhënie të fortë me Milanin tashmë.
Problemi i vetëm për Milanin pritet të jetë paga e futbollistit, e cila peshon 4 milionë euro në vit. /Telegrafi/