Sadio Mane është treguar tepër i sinqertë kur është pyetur për fituesin e Topit të Artë në vitin 2022.
Sulmuesi senegalez është ndër lojtarët që janë përfshirë në listën e ngushtë për fitimin e çmimit më të vlefshëm individual për futbollistë, pasi fitoi Kupën e Afrikës me Kombëtaren e tij Senegalin.
Por sulmuesi i Bayernit nuk e sheh vetën se do ta fitoj Topin e Artë, pasi beson se francezi Karim Benzema e meriton atë.
Në një prononcim për Canal Plus, Mane ka thënë se Benzema ka bërë një sezon madhështor me Real Madridin duke e fituar edhe Ligën e Kampionëve dhe e meriton Topin e Artë.
“Benzema ka bërë një sezon madhështor me Realin dhe fitoi Ligën e Kampionëve”.
“Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton ai. Bëri një sezon të madh me Realin dhe fitoi gjithçka, besoj se i ka të gjitha meritat për Topin e Artë, jam i lumtur për të”, tha Mane.
Krejt në fund senegalezi tha se triumfi me Senegalin në Kupën e Afrikës është një çlirim për të.
“Triumfi në Kupën e Afrikës ishte një çlirim për mua dhe për vendin tim, por e përsëris: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema dhe këtë e mendoj sinqerisht”, u shpreh Mane. /Telegrafi/