Site icon Telegrafi

“Mane sa nuk ma hoqi kokën, por nuk e mora me të keq” – Ederson kritikon lojtarët e Liverpoolit për sjelljen ndaj Pickfordit

Ederson beson se Jordan Pickford nuk ka dashur të lëndojë Virgil van Dijkun në derbin e zhvilluar muajin e kaluar në Goodison Park.

Evertoni dhe Liverpooli barazuan 2-2 në derbin e Merseysides, derisa mbrojtësi holandez u lëndua nga portieri anglez pas vetëm 11 minutash lojë.

Portieri i Manchester Cityt kishte qenë në një situatë të tillë në vitin 2017, kur Sadio Mane kishte bërë një ndyrje të tmerrshme, duke e lënë atë të shtrirë në tokë.

https://www.youtube.com/watch?v=cAXhNLayiHc

Senegalezi ishte përjashtuar direkt me karton të kuq, ndërsa Ederson duhej të merrte oksigjen artificial për tetë minuta.

“Nuk mendoj se ka lojtar që futet në fushë me misionin për të lënduar kundërshtarët. Nganjëherë vetë situata të sjell para kundërshtarit kur ju s’mund të ndaloni vetën”, ka thënë Ederson.

“Fatkeqësisht, Jordan Pickford kishte një përplasje me Van Dijk, që përfundoi me një lëndim serioz. Kjo është pjesë e futbollit”.

“Nuk mendoj se Pickford kishte për qëllim të lëndonte Van Dijkun, e njëjta gjë më ndodhi mua me Manen, që kishim një përplasje. Ju nuk keni kohë të merrni vendime të tjera”, ka shtuar më tej portieri brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version