Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka treguar se ai ka refuzuar Manchester Unitedin e Louis van Gaalit.
Ish-lojtari i Southamptonit, Mane, kishte mundësinë të bashkohej me Unitedin në verën e 2016, së pari pas interesit nga Louis van Gaal dhe më pas së fundmi nga Jose Mourinho.
Megjithatë, sulmuesi senegalez zgjodhi të bashkohej me Jurgen Klopp në Anfield dhe të refuzojë dy herë skuadrën nga Old Trafford.
“Nuk mund ta besoja këtë”, ka thënë fillimisht Mane kur kuptoi se do të bashkohej me Liverpoolin.
“Disa ekipe më donin mua – Manchester (United) ishte ekipi i gabuar që më donte mua”.
“Natyrisht, fola me Van Gaalin, dhe ata madje bënë një ofertë, por për mua nuk ishte klubi i duhur, nuk ishte momenti i duhur për ta bërë këtë – momenti i duhur, trajneri i duhur, klubi i duhur”.
Në fund të takimit me Kloppin në Liverpool, 26-vjeçari shtoi: “Ne e dimë nga TV para se të vinte këtu se ai pikërisht një person i mirë ashtu siç duket”.
“Ai gjithmonë qesh, por ai mund të jetë i vështirë në stërvitje”, përfundoi ylli senegalez. /Telegrafi/