Telegrafi

Mane nuk e njohu ish-shokun e skuadrës, u ndje i turpëruar: Pyeti “kush është ai?”

Sadio Mane i Bayern Munich fitoi çmimin Socrates, i cili u jepet lojtarëve që kujdesen për shoqërinë dhe marrin pjesë në aksione humanitare.

“France Football” e prezantoi këtë çmim këtë vit dhe sulmuesi i madh senegalez ishte i pari që e mori atë.

“Jam i lumtur që jam këtu me ju sonte. Sigurisht, siç thatë ju, jam pak i turpshëm kur bëhet fjalë për të folur për atë që bëj për popullin senegalez. Jam i lumtur të ndihmoj dhe të ndryshoj disa gjëra”, ka thënë Mane.

Më pas erdhën disa momente të pakëndshme. Mane foli për shtypin në “Du Chatelet” jo shumë kohë më vonë dhe prezantuesi e pyeti nëse ishte i lumtur të shihte sërish Ludovic Obraniak, me të cilin luajti në Metz në 2012.

U bë një heshtje e shkurtër dhe e sikletshme dhe Mane pyeti: “Kush është ai?”.

Mbrojtësi qeshi dhe shtoi: “Ne luajtëm kur ishim në Metz”.

Mane nuk ndihej rehat, siç mund të shihet nga shprehja e tij e fytyrës. Më pas ai qeshi dhe shtoi se i vinte keq që nuk e mbante mend.

 

Obraniak luajti për Metz nga 2002 deri në 2005, dhe Mane u transferua nga Metz në RB Salzburg në 2012. /Telegrafi/