Site icon Telegrafi

Mane i nervozuar pas ndeshjes nuk ia jep dorën Kloppit, gjermani shpjegon arsyen pse ndodhi kjo

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Manchester United me rezultat 2-4.

Por në fundin e ndeshjes ka ndodhur një skenë aspak e mirë në ambientin e The Reds.

Trajneri Jurgen Klopp si gjithnjë pas ndeshjes përshëndet të gjithë futbollistët e tij, por edhe ata mysafirë.

Por ka qenë sulmuesi senegalez, Sadio Mane që nuk e ka përshëndetur trajnerin e tij, duke ia lënë dorën e zgjatur.

Sipas trajnerit gjerman Jurgen Klopp, kjo erdhi pasi ai vendosi që të startoi me Diogo Jotan para senegalezit.

Mane ishte i nervozuar me trajnerin, pasi ky i fundit nuk ia kishte shpjeguar vendimin si të tjera herë kur e kishte lënë në bankë.

“Jo jo nuk ka asnjë problem mes meje dhe Manes”, tha Klopp.

“Kam marrë vendim vonë për të startuar me Diogo jotan. Unë zakonisht ua shpjegoj vendimet e mija lojtarëve, por nuk kishte kohë për këtë dhe gjithçka është në rregull”.

“E ndryshova formacionin shumë vonë gjatë stërvitjeve. Djemtë e mi janë mësuar që t’ua shpjegojë, por unë se bëra dhe Mane ishte i nervozuar. Nuk kisha shumë kohë dhe harrova, kjo është e gjitha”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/

Exit mobile version