Telegrafi

Mane nënshkruan për Liverpoolin

Liverpooli ka konfirmuar transferimin e Sadio Manes nga skuadra e Southmaptonit. Redsat kanë paguar 30 milionë funte për shërbimet e tij.

Ai është transferimi i katërt i Jurgen Kloppit, ndërsa është blerja e tretë më e shtrenjtë në histori të klubit.

Mane, i cili do të bartë fanellën me numrin 19, është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim, ndërsa është i bindur se Liverpooli është klubi i duhur për të, me trajnerin e duhur.

“E dija interesimin e Liverpoolit për mua, kam pasur edhe oferta të tjera, por mendoj se ky është klubi i duhur për mua, trajneri i duhur dhe ishte momenti i duhur për të ndryshuar ambient”.

KLIKONI KËTU për të rejat nga TRANSFERIMET

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Liverpoolit. Klopp më ka thënë se më dëshironte mua në ekip, madje nuk duhej as ta mendoja pasi menjëherë thash: ‘Po, jam i interesuar’, sepse e njoh Liverpoolin”, ka deklaruar lojtari.

“Është e kryer, Mane nënshkruan”, shkruan në faqen e klubit në Twitter, ndërsa është bashkëngjitur edhe fotografia e nënshkrimit.