Site icon Telegrafi

Mane lë pas Messin e Ronaldon, është ai mbreti i Ligës së Kampionëve sa i përket golave

Sadio Mane. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, po kalon një sezon të shkëlqyer me fanellën e të kuqve, si në Ligën Premier ashtu dhe në Ligën e Kampionëve.

Me golat tij ai është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të trajnerit Jurgen Klopp.

27-vjeçari është rritur shumë si futbollist gjatë tri sezoneve të fundit që ka qenë nën urdhrat e trajnerit gjerman, madje po shënon shumë shpesh.

Sadio Mane në aksion . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Në Ligën e Kampionëve ai është i pari për lojtarin me mesataren më të mirë për gola sa i përket minutave në fazën me eliminim direkt.

Ai ka lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Senegalezi ka një mesatare të frikshme me një gol çdo 95 minuta.

Pas tij vjen Ronaldo me një gol çdo 107 minuta dhe Messi me një gol çdo 129 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version