Sadio Mane duket se përfundimisht do të largohet në këtë verë nga Liverpooli.
Sulmuesi senegalez pas finales së humbur në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi, falënderoi tifozët e The Reds dhe Jurgen Kloppin për vitet e kaluara së bashku.
Ai është i gatshëm për një aventurë të re dhe sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari u ka konfirmuar bordit të klubit se do largohet.
Bayern Munichu është duke i prirë garës për transferimin e tij, ndërsa një qëndrim në Ligën Premier është i pamundur.
Mane dëshiron të kalojë në një ligë tjetër, duke respektuar Liverpoolin dhe tifozët e klubit.
Kështu, është një mundësi ideale për Bavarezët që t’i marrin shërbimet e tij, derisa pritet të paguajnë 40 milionë euro për transferimin. /Telegrafi/
Sadio Mané has decided to leave Liverpool this summer 🚨🔴 #LFC
He’s ready for a new experience after many special years with Reds – it will be confirmed to the club.
FC Bayern are strong contenders – but it’s still open and not completed as Sadio wanted to wait for the final. pic.twitter.com/hr6R5NmuZ0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 29, 2022