Telegrafi

Mane dy herë në shënjestër, Liverpooli në epërsi të dyfishtë ndaj Chelseat

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka zhbllokuar rezultatin në kryendeshjen e javës së dytë në Ligën Premier kundër Chelseat.

Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në Stamford Brdige u mbyll pa gola, por Redsat e nisën furishëm gjysmën e dytë.

Të dy golat mbajnë firmën e  Sadio Mane, i cili u tregua i pafalshëm para portës kundërshtare.

(Foto: Matt Dunham – Pool/Getty Images/Guliver)

Kombinimet e mira të lojtarëve të Liverpoolit, i mundësuan Roberto Firminos që të harkonte në zonë dhe aty ishte Mane për të shënuar me kokë (50’).

Lexo po ashtu Chelsea e zhvillon gjysmën e dytë me një lojtar më pak në fushë

Nuk zgjati shumë dhe Kepa Arrizabalaga bëri një gabim të pafalshëm, të cilin e shfrytëzoi Mane për ta realizuar edhe golin e dytë (54’).

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që Chelsea po e zhvillon pjesën e dytë me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Andreas Christensen me karton të kuq. /Telegrafi/