Telegrafi

Mane dhe Firmino mund të jenë sërish shok skuadre, Al Ahli po këmbëngul për të nënshkruar me senegalezin

Roberto Firmino është prezantuar te skuadra e tij e re Al-Ahli në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

Por sulmuesi brazilian së shpejti mund ta ketë sërish shok skuadre Sadio Manen, me të cilin kanë kaluar kohë të arta te Liverpooli.

Mane ka pasur një vit jo aq të mirë te Bayerni dhe e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje nëse do të mbetet në Munich apo do të largohet.

Lexo po ashtu Mane thyen heshtjen dhe flet për grushtin që i dha Sanes si dhe të ardhme e tij te Bayerni

Reprezentuesi senegalez ka thënë ditë më parë se dëshiron qëndrimin në Munich, por klubet arabe po këmbëngulin për të nënshkruar me të.

Al-Ahli është skuadra favorite për Manen, por edhe skuadra të tjera arabe janë në garë për transferimin e senegalezit.

Megjithatë mbetet të shihet dëshira e lojtarit nëse do të bindet për tu transferuar në elitën e futbollit arab.

Mane ka një kontratë deri në vitin 2026 me Bayernin nga e cila fiton 11,6 milionë euro neto në sezon dhe sigurisht se nëse pranon transferimin në Arabinë Saudite do të kërkonte rreth 100 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/