Sadio Mane tashmë ka arritur në ambientet e Bayern Munichut për t’i realizuar testet mjekësore.
Senegalezi do t’i bashkohet kampionëve gjermanë për tre vite pasi Liverpool pranoi ofertën me vlerë 40 milionë euro për senegalezin.
Mane pritet të fitojë 250 mijë funte (290 mijë euro) në javë në Allianz Arena. Brenda vitit i bie që ai të paguhet mbi 15 milionë euro.
Është një rritje e konsiderueshme e pagës së tij aktuale javore nga ajo që merr te Liverpooli, e cila besohet të jetë rreth 100 mijë funte (115 mijë euro).
Gazetari Fabrizio Romano ka publikuar foton e Manes, derisa po futej në zyrat e Bavarezëve.
Në orët e pasdites pritet të konfirmohet zyrtarisht bashkimi i tij me Bayern Munichun. /Telegrafi/
Sadio Mané day. Here’s the new FC Bayern star today in Munich in order to undergo medical tests and sign his three-year deal. 🔴🇸🇳 #FCBayern
Official presentation will be tomorrow at Allianz Arena.
📍📸 @kessler_philipp pic.twitter.com/ECOVtUyVAr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2022