Telegrafi

Mane arrin marrëveshje të plotë personale me Bayernin, transferimi i tij çështje ditësh

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane thuhet se ka arritur marrëveshje të plot me Bayern Munichun për kushtet personale dhe finalizimi i transferimit mund të ndodh së shpejti.

E ardhmja e Manes pritet të jetë në Bundesliga, pasi sulmuesi senegalez ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij në Anfield, ku fitoi të gjithë trofetë.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Mane thuhet se ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Bayernin për kushtet personale.

Lexo po ashtu Transferimet më të mira të të gjitha kohërave të Liverpoolit: Nga Dalglish te Salah e Van Dijk – 10 lojtarë që bë historinë në klub

Kontrata trevjeçare është gati tashmë dhe bisedimet do të hyjnë në fazën përfundimtare me Liverpoolin.

Oferta e re e Bavarezëve thuhet se peshon 40 milionë euro dhe kjo mund ta bind Liverpoolin.

Drejtuesit e Reds janë të vetëdijshëm për vendimin e Manes, i cili dëshiron Bayernin dhe tani është shumë afër. /Telegrafi/