Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, raportohet se është vërejtur në Katar duke kaluar testet e tij mjekësore me Al Duhail, klubin të cilit pothuajse iu bashkua gjatë verës.
Kishte raporte të forta që kroati po shkonte drejt Katarit gjatë fundjavës për të përfunduar transferimin e tij dhe tani shihet se një gjë e tillë është thuajse e kryer dhe Mandzukic pritet t’i bashkoet ish-bashkëlojtarit Medhi Benatia.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Juventusi do të marrë pesë milionë euro nga marrëveshja, ndërsa kroati do të fitojë 7.5 milion euro në sezon për 18 muaj.
Video është shfaqur dhe Mandzukic shihet duke vizituar hotelin dhe duke shkuar për në qendrën mjekësore të klubit nga Katari.
Ai gjithashtu kishte qenë i lidhur me lëvizjet brenda Evropës, te Manchester United dhe Milani, por Katari gjithmonë dukej një opsion më i pëlqyeshëm.
Edhe MLS ishte një alternativë për 33-vjeçarin, të cilit iu tha nga para-sezoni se ai nuk ishte në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Maurizio Sarri.
Ai ishte bashkuar me Bianconerët nga Atletico Madrid në 2015 dhe largohet me 162 ndeshje garuese me këtë fanellë, duke shënuar 44 gola dhe 18 asistime.
Juventusi aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, pasi do të përballet me Lazion për Superkupën e Italisë sot në Riad. /Telegrafi/
OFFICIAL: @MarioMandzukic9 has joined @DuhailSC alongside @MedhiBenatia
.
.#Juventus#Mandzukic pic.twitter.com/9k66cvikqt— ⚪️⚫️ (@AlSadd_Juve) December 22, 2019