Mario Mandzukic mund të përfundoj te Barcelona si zëvendësues i MSN-së.
Kevin Gameiro ishte kërkuar nga Barcelona më herët gjatë verës, por në fund u transferua nga Atletico Madrid, duke ia shuar shpresat gjigantit katalunas.
Tani, sipas asaj që është duke u raportuar Mundo Deportivo, Barcelona mund të shikoj sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, si një alternativë për të luajtur si zëvendësues për Lionel Messin, Luis Suarez dhe Neymar.
Ky transferim mund të bëhet shumë lehtë, pasi ‘Zonja e Vjetër’ ka nevojë për ndonjë largim në sulm, pas transferimit të Gonzalo Higuainit.
Çmimi i sulmuesit kroat sillet rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/