West Ham United raportohet se kanë kërkuar nga Juventusi, Mario Mandzukicin, pasi bardhezinjtë kanë shpenzuar mbi 90 milionë euro për Gonzalo Higuain.
Klubi ka ranë dakord për të aktivizuar klauzolën e lirimit të Higuainit nga rivalët e Napolit dhe marrëveshja duhet të bëhet nesër zyrtare.
Sipas portalit kroat Vecernji.hr, West Ham ka qëllim për të përfituar nga kjo marrëveshje për të siguruar shërbimet e Mandzukicit.
Koha e tij e lojës do të pakohej tani që ‘Pipita’ po vjen në Torino dhe ai do të bashkohej me ish-trajnerin e Kroacisë, Slaven Bilic.
Juventus do të luajë me West Ham United në një miqësore në Londër muajin e ardhshëm, duke u dhënë atyre mundësi ideale për të diskutuar kushtet.
Simone Zaza ishte ai në tregun e transferimeve, por hodhi poshtë West Hamin dhe Wolfsburgin për shkak se ai dëshiron të qëndrojë në Serie A.
Mbajtja e Zazas dhe shitja e 30-vjeçarit Mandzukic, mund të sjellë fonde të freskëta te ‘Zonja e Vjetër’. /Telegrafi/