Sipas medieve italiane, Roberto Mancini ka hedhur poshtë një lëvizje në Kinë për shkak se ai është duke pritur për punë te Arsenali.
Trajneri italian ka ndërprerë kontratën e tij me Interin me pëlqim të dyanshëm javën e kaluar, vetëm 13 ditë para fillimit të sezonit të Serie A.
Ai u zëvendësua nga Frank de Boer dhe ishte informuar për një lëvizje të madhe të parave në Kinë, veçanërisht te Hebei Fortune China.
Mirëpo, sipas ekspertit të Sportitalia, Alfredo Pedulla, Mancini ka hedhur poshtë të gjitha propozimet nga Azia dhe Evropa deri më tani.
Kjo pasi, për momentin ai synon të marrë disa kohë pushim, por është përfolur ambicia e tij është një kthim në Ligën Premier.
Mbi të gjitha, Mancio ka syrin e tij në stolin e Arsenalit, pasi Arsene Wenger vazhdon të sulmohet nga mbështetësit e zemëruar.
Nëse Topçinjtë dështojnë për të bërë një përshtypje të mirë në fillim të këtij sezon, atëherë Wenger mund edhe të shkarkohet dhe ish-menaxheri i Manchester Cityt, Mancini, është duke pritur krahëhapur. /Telegrafi/