Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka folur për mediat në Covercano ku janë ndarë çmimet për trajnerët më të mirë.
Gjatë ceremonisë për ‘Bankinën e Artë 2015’, ku është nderuar si trajneri më i mirë i sezonit të shkuar Max Allegri, trajneri i Interit ka folur për shumë çështje.
“A është i drejtë çmimi për Allegrin? Besoj se po, ka fituar kampionatin… Unë votova për Piolin”.
“Jam i lumtur për ndeshjen kundër Palermos, sepse skuadra luajti mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Hakmarrje për ata që më quanin “të mbaruar”? Ndoshta pas 20 vitesh do jem i mbaruar… Por kjo është Italia, nuk më intereson çfarë thonë, në të mirë e në të keq”.
“Kombëtarja? Në të ardhmen ndoshta, por jo tani. Është një nder për çdo trajner, sepse nuk vjen shpesh një ftesë nga Italia”.
Në lidhje me vendin e tretë, Mancini beson ende, ndërsa përjashton Milanin: “Në fillim u duk sikur do fitonim kampionatin, por e vërteta është se ka disa skuadra më të kompletuara se ne. U nisëm me synim vendin e tretë dhe kemi ende shanse. Do të jetë e vështirë, por më vonë kemi një përballje direkte me Romën, të shohim.
“Milani? Po rritet, por ka nevojë për kohë. Ka ndjekur trajektoren e Interit. Vendi i tretë? Nuk besoj, është larg tani”.