Telegrafi

Mancini, Guardiola dhe Tuchel janë në garë për çmimin si trajneri më i mirë nga FIFA

Gianluca Mancini, Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel do të jenë në garë për çmimin “Trajneri më i mirë për meshkuj” nga FIFA.

Mancini e shkroi emrin e tij në librat e historisë në vitin 2021, pasi jo vetëm që udhëhoqi Italinë për të ngritur trofeun e UEFA EURO 2020 në stadiumin Wembley, ai gjithashtu e arriti atë gjatë një serie të pamposhtur me 37 ndeshje me rekord botëror.

Mancio përballet me konkurrencën e Pep Guardiola, i cili mori titullin e Ligës Premier me Manchester Cityn, dhe trajnerin e Chelseat, Tomas Tuchel.

 

Gara më e fortë duket të jetë mes Mancini dhe Tuchel, pasi gjermani me Chelsean shkoi drejt një triumfi të madh në Ligën e Kampionëve në vitin 2021.

Fituesi do të shpallet më 17 janar./Telegrafi/