Manchester Unitedi thuhet se e kanë ulur çmimin e tyre të kërkuar për mesfushorin Paul Pogba, pasi tani lojtari thuhet se vlerësohet vetëm 53 milionë funte apo 60 milionë euro.
Ka qenë një sezon i vështirë për mesfushorin fitues të Kupës së Botës deri më tani. Francezi, herë pas here, ka treguar shkëlqimin e tij, por përgjithësisht ka hasur në formë të dobët te Unitedi.
Forma e tij jo e vazhdueshme ka bërë që Pogba të mos jetë më i preferuari i tifozëve, ndërsa mendimi për të ka ndryshuar edhe te drejtuesit e klubit.
E ardhmja e Pogbas mbetet një pikë kryesore bisedimi, veçanërisht pasi lojtari pëlqehet nga disa klube evropiane dhe Unitedi mund ta shesë atë.
Sipas gazetës AS, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të pranojë një tarifë të reduktuar prej vetëm 60 milionë eurosh për lojtarin.
"Pogba wants to put himself under the command of Zinedine Zidane from next season and has managed to get Manchester United to lower his price to 60 million euros," claims Calciomercato…https://t.co/9N3VUiGwCm
— AS USA (@English_AS) November 5, 2020
Real Madridi edhe një herë thuhet se është klubi i interesuar, ndërsa lojtari pëlqehet edhe nga ish-klubi i tij, Juventusi.
Zidane ka qenë gjithmonë i etur për transferimin e lojtarit, por aspekti financiar i marrëveshjes ka qenë gjithmonë një çështje, deri më tani duket.
Sipas Calciomercato, Pogba “dëshiron ta vendosë veten nën komandën e Zinedine Zidane nga sezoni i ardhshëm” dhe ka arritur që Manchester Unitedi të ulë çmimin e tij në 60 milionë euro. /Telegrafi/