Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se ka ndarë mendjen për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Djajtë e Kuq gjenden në vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier me pikë të barabarta me liderët e Liverpoolit.
Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer janë të interesuar të përforcojnë skuadrën për të konkurruar deri në fund për titullin kampion.
Sulmuesi anësor i Dortmundit, Jadon Sancho ishte objektiv i madh i Unitedit në vitin e kaluar, por tani ka ndryshuar situata e objektivave.
Anglezët besojnë se ata morën vendimin e duhur për të mos përmbushur çmimin e kërkuar nga Dortmund për Sancho vitin e kaluar dhe tani po vënë në dyshim nevojën e tyre për sulmuesin.
Sipas mediumit The Mirror, Unitedi po mendon nëse do të bëjë një ofertë tjetër për Sanchon verën e ardhshme, pasi shoku i tij i ekipit, Haaland, ka dalë tani si favoriti kryesor i klubit për ta transferuar.
Ndërkohë, Haaland ka qenë në vëmendjen e klubit për ca kohë dhe forma e tij e lartë po i mban ata të interesuar për një marrëveshje të mundshme në të ardhmen.
Haaland pëlqehet shumë edhe nga Manchester City, Chelsea Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/