Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq kanë vazhduar formën e lartë në Ligën e Kampionëve, pasi pas fitores në udhëtim te Paris Saint-Germain, kanë mposhtur edhe RB Leipzigun.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Unitedin për një nuancë më të mirë, duke shënuar edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 21-të dhe ishte Mason Greenwood, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Paul Pogba.
We lead at the break thanks to @MasonGreenwood's first #UCL goal 💪#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) October 28, 2020
Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq ishin edhe më konkret duke menaxhuar mirë lojën dhe duke shënuar edhe katër gola tjerë për të siguruar fitoren e radhës.
Marcus Rashford i inkuadruar në pjesën e dytë ishte vendimtar me tri gola, ndërsa një e shtoi edhe francezi Anthony Martial.
𝗜𝗺𝗽𝗮𝗰𝘁.#MUFC #UCL pic.twitter.com/hDhzCY8OcP
— Manchester United (@ManUtd) October 28, 2020
Anglezi shënoi në minutën e 76-të për 2-0, dy minuta më vonë për 3-0, ndërsa Martial shënoi për 4-0 nga pikë e bardhë në minutën e 86-të.
Unitedi gjeti edhe një gol në minutën e 89-të, por iu anulua nga VAR-i, ndërsa në minutat shtesë ishte Rashford, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 5-0.
𝙀𝙢𝙥𝙝𝙖𝙩𝙞𝙘. 🔴
Job done in style as #MUFC make it 2️⃣ from 2️⃣ in the #UCL
— Manchester United (@ManUtd) October 28, 2020
Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa RB Leipzig renditet i treti me tri pikë.
Në ndeshjen e radhës, anglezët udhëtojnë te Istanbul Basaksehir, ndërsa gjermanët e presin PSG-në. /Telegrafi/
Mason Greenwood's goal to make it 1-0 #MUFC
https://t.co/hi0Ye7dTtB— DILLINGER 👹 (@DillanMUFC) October 28, 2020
Dr Marcus Rashford MBE's goal to make it 2-0#MUFC
https://t.co/Lm65oEkQy8— DILLINGER 👹 (@DillanMUFC) October 28, 2020
Ruthless Rashford 3-0. 🔥https://t.co/EfAvZNX7vK
— Alex (@GeniusMUFC) October 28, 2020
Anthony Martial's penalty goal to make it 4-0#MUFC
https://t.co/kxsdFc6DdE— DILLINGER 👹 (@DillanMUFC) October 28, 2020
Marcus Rashford's goal to complete his hat-trick and make it 5-0#MUFC
https://t.co/8pVPuGqa75— DILLINGER 👹 (@DillanMUFC) October 28, 2020