Telegrafi

Manchester Unitedi po punon për katër transferime të mëdha gjatë verës

Klubi anglez, Manchester Unitedi aktualisht thuhet se është duke punuar në katër marrëveshje të mëdha për afatin kalimtar veror.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë ekipin e tyre, pasi në sezonin e ri duan të jenë rivalizues të titullit në Ligën Premier dhe të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë etiketuar tashmë katër emra të cilët po synojnë t’i transferojnë këtë verë.

Lexo po ashtu Unitedi pritet t’i shesë dy sulmues për të financuar blerjen e Sanchos

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Unitedi po mban një interes të madh në nënshkrimin e anglezit Kieran Trippier nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi i djathtë i Anglisë gjithashtu ka interes edhe nga Everton. Ai ka edhe dy vjet kontratë, por Atletico është e hapur për oferta dhe Unitedi e sheh atë si konkurrencë për Aaron Wan Bissaka.

Lexo po ashtu Unitedi i gatshëm të dyfishojë pagën e Varanes për ta joshur për një transferim në Old Trafford

Unitedi është gjithashtu duke punuar në një marrëveshje për mbrojtën e Real Madridit, Raphael Varane dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, por fondet janë të kufizuara.

Ata thuhet se do të nënshkruajnë me portierin Tom Heaton në një transferim të lirë nga Aston Villa në fund të këtij muaji. /Telegrafi/