Manchester United thuhet se është në bisedime me Juventusin për një transferim prej 40 milionë eurosh për anësorin brazilian Douglas Costa.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri dhe tashmë kanë gjetur objektivat e tyre për këtë verë.
Klubi nga Old Trafford tashmë ka etiketuar yllin e Juventusit, Douglas Costa, si objektiv real për ta transferuar.
Sipas gazetës Tuttosport, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka qenë në kontakt me Djajtë e Kuq dhe mund të jetë i gatshëm të shesë brazilianin për 40 milionë euro këtë verë.
Paratici udhëtoi për në Angli këtë javë dhe mund t’i ofrojë Unitedit një alternative më të lirë për anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, i cili vështirë se mund të arrihet nga anglezët.
Gazeta e bazuar në Torino sigurisht përmend një kthim të mundshëm edhe për Paul Pogba, duke pretenduar se paratë për Douglas Costa mund t’i ndihmojnë ata në përpjekjen e tyre për të rikthyer fituesin e Kupës së Botës në Allianz Stadium. /Telegrafi/