Klubi anglez, Manchester United është i interesuar për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, i cili së shpejti pritet të mbetet lojtar i lirë.
Kontrata e sulmuesit argjentinas me Juventusin do të skadojë në fund të sezonit, duke i vënë në alarm të kuq kandidatët e mundshëm.
Juve kishte pritur të vuloste një rinovim në fillim të këtij sezoni, por shanset që kjo të ndodhë tani janë ‘ulur’ ndjeshëm.
Madje mediat italiane raportojnë se marrëdhënia e Dybalas me Juventusin ka arritur në pikën ‘krize’.
Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Unitedi është gati të tentojë transferimin e Dybalas, pasi pothuajse e kishte bërë këtë tre vjet më parë.
28-vjeçari ishte aq afër bashkimit me Djajtë e Kuq, saqë ai madje kishte regjistruar një mesazh lamtumirës me lot për shokët e tij të Juventusit.
Megjithatë, marrëveshja dështoi dhe sulmuesi qëndroi në Itali. /Telegrafi/