Manchester Unitedi ka hapur bisedimet paraprake me rrethin e Paulo Dybalas, por Interi mbetet favorit për të siguruar shërbimet e tij.
Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në verë.
Interi thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë ‘La Joya’-s një pagë prej gjashtë milionë euro në vit, por nuk mund të bëjë ofertën e kontratës përpara se të lirojë disa lojtarë nga pagat e tyre.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester Unitedi tani ka hapur bisedimet paraprake me sulmuesin argjentinas, i cili është një nga objektivat kryesore të trajnerit të ri, Erik ten Hag, për afatin kalimtar të verës.
Dybala punta Baggio e poi l’addio: nel futuro c’è una nuova vita in Italia o la Premier https://t.co/BCIKW6jD6n
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 29, 2022
Djajtë e Kuq nuk ishin të interesuar për ish-lojtarin e Palermos përpara se trajneri i Ajaxit të emërohej për sezonin 2022/23.
‘La Joya’ e ka gjetur rrjetën 114 herë në 288 ndeshje me Bianconerët dhe goli i tij kundër Sassuolos të hënën e pa atë të bashkohet me Cristiano Ronaldon në listën e 10-të golashënuesve më të mirë të Juventusit në Serie A me 81 gola në ligën më të mirë të Italisë. /Telegrafi/