Klubi anglez, Manchester United po shikon mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, i cili shihet si pasues i francezi Paul Pogba që mund të largohet nga Old Trafford.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën para sezonit të ri, pasi duan të rivalizojnë titullin në Ligën Premier dhe të kenë paraqitje sa më të mira në Ligën e Kampionëve.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford dhe trajneri Ole Gunnar Solskajer tashmë kanë etiketuar yllin e Interit, Brozovic, si njërin nga objektivat e mëdha të verës për mesfushën.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, Unitedi është gati të luftojë me Barcelonën për shërbimet e lojtarit kroat.
Krahas kapitenit Luka Modric, Brozovic ishte një nga më të dalluarit për ekipin e tij kombëtar në Euro 2020, duke pasur paraqitje mbresëlënëse në fazat e grupeve dhe 1/8-tën.
Man Utd ‘prepared to pay Marcelo Brozovic transfer asking price of £26m to Inter Milan but face battle with Barcelona’ https://t.co/YjMUJ68F2g
— The Sun – Man Utd (@SunManUtd) July 3, 2021
United i Solskjaerit mendohet të jetë serioz në lidhje me testimin e vendosmërisë së kampionëve të Serie A duke ofruar 26 milionë euro apo diçka më shumë se 30 milionë euro për Brozovic.
Sipas disa mediave, mesfushori kroat po shikohet si një zëvendësues i mundshëm i Paul Pogba nëse ylli i Francës largohet nga Old Trafford këtë verë. /Telegrafi/