Telegrafi

Manchester Unitedi dhe Liverpooli në ‘luftë’ për Belottin

Ylli i Torinos, Andrea Belotti ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha angleze, Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Belotti është njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A viteve të fundit, duke shënuar gola vazhdimisht.

Forma e mirë e tij ka bërë që Belotti të pëlqehet shumë nga klubet evropiane, ndërsa gjatë verës mund të ketë një largim nga Torino.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Unitedi dhe Liverpooli po shikojnë një lëvizje për Belottin gjatë afatit kalimtar të verës.

Milani dhe Interi janë gjithashtu të interesuar për 27-vjeçarin, i cili po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij.

Torino tashmë ka etiketuar sulmuesin e Cagliarit, Joao Pedro, si një zëvendësim për Belottin në rast se ky i fundit largohet nga klubi këtë verë. /Telegrafi/