Site icon Telegrafi

Manchester United shfryhet në Southamptonin – Djajtë e Kuq realizuan plotë nëntë gola

Manchester United ka marrë një fitore të thellë në javën e 22-të në Ligën Premier, pasi ka mposhtur 9-0 Southamptonin në Old Trafford.

The Saints ishin të pafat, pasi qysh në minutën e dytë të takimit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Jankewitz u ndëshkua me karton të kuq.

United përfitoi nga kjo përparësi numerike dhe golin e parë e realizoi me anë të Aaron Wan-Bissakas në minutën e 18-të, me Luke Shawin që ishte në rolin e asistuesit.

Kaluan shtatë minuta nga goli i parë, dhe vendasit shënuar edhe të dytin me anë të Marcush Rashford, derisa Mason Greenwood ishte asistuesi.

Për rezultatin 3-0, United u ndihmua nga anëtari i Southamptonit, Jan Bednarek që shënoi autogol në minutën e 34-të.

Në listën e realizatorëve u fut edhe Edinson Cavani (39′) që u asistua nga Shaw.

Pjesa e dytë ishte e dominuar sërish nga skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer që shënuan edhe pesë gola të tjerë.

Për 5-0 realizoi Anthony Martial në minutën e 69-të nga një asistim i Bruno Fernandes.

Scott McTominay  shënoi një gol të bukur në minutën e 71-të, derisa nga Bruno Fernandes (88′) që shënoi nga penalltia për 7-0.

Anthony Martial (90′) që shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë takim, derisa fitorja e United u vulos nga Daniel James në minutën e 90+4′ për rezultatin përfundimtar 9-0.

Pas javës së 22-të, Manchester United është në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe Manchester City që është lider, por ka dy takime më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version