Oferta prej 35 milionë euro e West Ham për Harry Maguiren është refuzuar nga Manchester United, sipas asaj që raporton talk SPORT.
Hammers thuhet se po shqyrtojnë ofertën e tyre për mbrojtësin e Anglisë.
Djajtë e Kuq më parë refuzuan një ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për ish-kapitenin e tyre.
West Ham po kërkon nënshkrime të reja këtë verë pas largimit të Declan Rice te Arsenali në një marrëveshje me vlerë 115 milionë euro.
David Moyes dëshiron Maguiren, por është e dyshimtë se ata do të vazhdojnë të shtyjnë duke pasur parasysh madhësinë e pagës së tij dhe gjithashtu të paqartë nëse qendërmbrojtësi anglez do të ishte i etur për të bërë këtë lëvizje.
Kontrata e tij me Manchester United përfundon në vitin 2025. /Telegrafi/