Telegrafi

Manchester United po përgatitet ta paguajë klauzolën e Enzo Fernandez

Enzo Fernandez është një nga talentet më të mëdhenj në Evropë për momentin dhe paraqitjet fantastike në Kupën e Botës vetëm sa kanë rritur vlerën e tij.

Mesfushori i talentuar argjentinas arriti të fitoj Kupën e Botës me Kombëtaren e tij, derisa edhe me Benfican në vitin e tij të parë në futbollin evropian ka pasur paraqitje fantastike.

21-vjeçari iu bashkua Benficas vetëm në verën e këtij viti për 12 milionë euro nga River Plate dhe qysh në vitin e tij të parë ka zhvilluar 27 ndeshje ku ka realizuar katër gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Ai është ndër më të kërkuarit në Evropë, por problem mbetet klauzola e tij e lartë prej 120 milionë euro, derisa Real Madrid, Liverpool, Chelsea, PSG dhe Manchester United e duan atë.

Daily Star ka raportuar se Manchester United është duke përgatitur të paguajë klauzolën e Enzos prej 120 milionë euro.

Djajtë e Kuq nuk duan të humbasin kohë dhe qysh në afatin kalimtar duan transferimin e argjentinasit në Old Traford.

Ndërkohë vlen të përmendet se ditë më parë është raportuar se Benfica ka refuzuar 100 milionë euro për yllin e tyre, nga një klub emri i të cilit nuk është bërë publik. /Telegrafi/