Donny Van de Beek u transferua me shumë bujë te Manchester United tre vite më parë nga Ajax.
Madje gjiganti anglez kishte paguar 39 milionë euro për transferimin e tij, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë në Old Traford.
26-vjeçari ka qenë i huazuar te Everton vitin e kaluar për gjashtë muaj, por as në Goodison Park nuk arriti të bind me atë çfarë tregoi në fushë.
Manchester United është duke kërkuar blerës për holandezin, por deri më tani nuk ka gjetur.
Djajtë e Kuq e kanë ofruar te Roma mesfushorin, por Giallorosët në fund vendosën të nënshkruanin me Houssem Aouar dhe nuk pranuan transferimin e tij.
The Sun ka raportuar tani se në skenë kanë dalë dy opsione interesante për të ardhmen e Van de Beek.
I pari është transferimi në Itali, ku holandezi ndodhet në listën e Milanit për ta zëvendësuar Sandro Tonalin.
Ndërkohë opsioni tjetër për të është rikthimi te Ajaxi, ku mund të luaj rregullisht dhe ta rikthejë formën e vjetër.
United është gati ta lejoj largimin e mesfushorit ‘tulipan’ nëse vije një ofertë prej rreth 15 milionë eurove. /Telegrafi/