Telegrafi

Manchester United parakalon Real Madridin në transferimin e Donny van de Beek

Manchester United po planifikon që në këtë verë të bëjë disa transferime të mëdha.

Djajtë e Kuq po tentojnë të rikthehen në majat e futbollit, derisa ka disa lojtarë në listën e tyre.

Sipas Daily Mail, Unitedi është shumë afër transferimit të Donny van de Beek nga Ajajxi.

Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori holandez në dy sezonet e fundit po tregon formë të lartë dhe disa skuadra evropiane i duan shërbimet e tij.

Real Madridi ka kohë që po tenton transferimin e Van de Beek, mirëpo që mbajnë një shikim nga far edhe të Paul Pogbas.

Lexo po ashtu Van de Beek: Nuk kam marrëveshje me Realin

Mesfushori francez mund të kalojë në Santiago Bernabeu, e që Unitedi do të kishte të lehtë transferimin e holandezit.

Pogba kërkohët po ashtu edhe nga Juventusi, mirëpo madrilenët qëndrojnë favoritë në garë për të. /Telegrafi/