Gabriel Barbosa i njohur me nofkën Gabigol tashmë është vënë në shënjestrën e Manchester United.
Futbollisti brazilian që më parë u kërkua nga Barcelona, Juventus dhe Interi mund ta shohë të ardhmen e tij në “Old Trafford”.
Sipas tabloidit “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati të ofrojnë 35 milionë euro për blerjen e kartonit të futbollistit.
Gabigol është pjesë e Kombëtares së Brazilit që po merr pjesë në Lojërat Olimpike në Rio.