Telegrafi

Manchester United nuk mendon të vazhdojë kontratën e Pogbas

Manchester United duket se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e Paul Pogbas, e cila do të përfundojë qershorin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” nuk po mendojnë t’i ofrojnë francezit një marrëveshje të re, të paktën jo për momentin.

Pogba nuk i ka përmbushur pritjet pas lëvizjes së tij prej 105 milionë eurosh nga Juventusi në vitin 2016 dhe aktualisht fiton 12 milionë euro në sezon.

Marrëdhënia mes dy palëve nuk ka qenë ideale muajt e fundit, pasi mesfushori francez nuk ka arritur të gjej formën e tij te Djajtë e Kuq.

Pogba mori karton të kuq direkt ndaj Manchester United (5-0), edhe pse vinte nga stoli, duke u dënuar pastaj me tre ndeshje moslojë.

Pas kësaj ai mori një dëmtim me Francën dhe ‘Djajtë e Kuq’ do të persin që të kthehet në vitin 2022.

Klubet që e duan Pogban

Juventus, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid duket se janë klubet kryesore për të marr shërbimet e lojtarit verën e ardhshme, me Pogba që mbetet i lirë për të nënshkruar një marrëveshje parakontrate me një klub tjetër nga 1 janari 2022.

Presidenti i Real Madridit , Florentino Perez i ka thënë bordit të klubit të “Los Blancos” duhet t’i kushtojnë vëmendje lojtarëve të lirë për shkak të vështirësive financiare të klubit pas shpërthimit të COVID-19.

Pavarësisht se Pogba është në këtë kategori, ka disa njerëz në Real Madrid që nuk e duan mesfushorin francez. Ndërkohë, Carlo Ancelotti dhe disa lojtarë të ekipit të parë që e njohin mirë Pogban , të gjithë do të donin ta shihnin atë te Real Madridi në korrik.

Në anën tjetër edhe Luka Modric do të vazhdojë kontratën e tij deri në vitin 2023, por Real Madridi është i hapur ndaj idesë për të forcuar më tej mesfushën e tyre verën e ardhshme.

Edhe Kylian Mbappe gjithashtu pritet t’i bashkohet Los Blancos si një transferim i lirë nga PSG. /Telegrafi/