Telegrafi

Manchester United mund të mposhtë Chelsean për shërbimet e Koundes

Chelsea kanë qenë prej kohësh e interesuar për mbrojtësin Sevillës, Jules Kounde, por ata mund të mposhten tani nga Manchester United në garë për shërbimet e tij.

Francezi ka shkëlqyer te skuadra spanjolle në sezonet e fundit dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga gjigantët e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Chelsea do të bëhet skuadër 'e frikshme' nëse realizon pesë transferime - Tuchel e ka planin që mund t'ua sjellë tripletën

Chelsea dukej se kishte rënë dakord për një lëvizje në verë për Kounden, por marrëveshja dështoi pasi Sevilla kërkonte plotë 81 milionë euro.

Megjithatë, tani me Manchester United që po kalon një krizë, priten përforcime në janar dhe Fichajes pretendon se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të përmbushin klauzolën e blerjes së lojtarit.

Lexo po ashtu Unitedi e do Kounden si zëvendësues i Maguires

Raportimi vazhdon duke pretenduar se francezi shihet si një zëvendësues i Harry Maguire, i cili po kalon nëpër një formë tejet të dobët.

Mbetet për t’u parë nëse interesi i United do ta detyrojë Chelsean të përmbushë gjithashtu klauzolën e lirimit, veçanërisht me kontratën e Antonio Rudiger që skadon në verë, si dhe atë të Cesar Azpilicuetas. /Telegrafi/