Telegrafi

Manchester United gati të shes tre mbrojtës

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 31: Daley Blind of Manchester United celebrates scoring a penalty, his side's second goal during the UEFA Champions League group A match between Manchester United and SL Benfica at Old Trafford on October 31, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është i gatshëm që t’i shes tre lojtarë që në janar.  

The Telegraph shkruan se Mourinho, është në pritje të ofertave për Daley Blind, Matteo Darmian dhe Luke Shaw.

United është i lidhur me yllin e Tottenhamit, Danny Rose, ndërsa përleqhet edhe Jordi Alba i Barcelonës.

Në anën tjetër po përcillen edhe Ricardo Rodriguez i Milanit dhe Kieran Tierney i Celtic.

Mbrojtësit janë problemi më i madh i klubit, ndërsa Mourinho kërkon që të përforcojë pozitën e majtë.

Ashley Young është kthyer në zgjedhjen e parë të United për krahun e majtë, ndërsa këtë e përforcoi me dy golat e tij kundër Watfordit.

United është duke pasur një sezon shumë të mirë. /Telegrafi/