Donny Van de Beek mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori holandez është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira me fanellën e Ajaxit.
Van de Beek ishte pranë transferimit te Real Madrid në verë, por në fund marrëveshja mes dy klubeve dështoi.
Los Blancos nuk janë dorëzuar dhe synojnë afrimin e lojtarit në janar, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester United.
Djajtë e Kuq po mendojnë ta afrojnë holandezin në skuadër dhe mediat angleze kanë zbuluar edhe ofertën që është nisur drejt Ajaxit.
Gjiganti anglez ka ofruar 55 milionë euro për holandezin 22-vjeçar dhe kjo ofertë po shqyrtohet nga Ajax.
Gjithashtu në garë për lojtarin mbetet edhe Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund e Inter. /Telegrafi/